Zaevi po heshtë për Platformën e partive shqiptare, 60 mijë votuesit në pritje - Bota Sot
Zaevi po heshtë për Platformën e partive shqiptare, 60 mijë votuesit në pritje

Maqedonia

Zaevi po heshtë për Platformën e partive shqiptare, 60 mijë votuesit në pritje

Më: 11 janar 2017 Në ora: 09:47
Zoran Zaev

LSDM dhe kryetari i saj Zoran Zaev tanimë katër ditë po heshtin dhe nuk kanë komentuar platformën e partive shqiptare, që sipas nënshkruesve të saj gjithçka bazohet në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk përbën goditje kundër sovranitetit dhe kushtetutës së vendit.

Nga kjo parti theksuan se presin që zyrtarisht ti dorëzohet platforma dhe më pas të shqyrtohet ajo. Funksionarë të kësaj partie në këtë mënyrë i janë arsyetuar deklaratës së partive shqiptare BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. LSDM ka theksuar se në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka fituar nga 60 mijë deri në 70 mijë vota të shqiptarëve. Kjo parti është zotuar se do të mbrojë interesat e shqiptarëve dhe do të plotësojë kërkesat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...