Temperatura të ulëta dhe nivel të lartë dëbore në Maqedoni

Maqedonia

Temperatura të ulëta dhe nivel të lartë dëbore në Maqedoni

Më: 11 janar 2017 Në ora: 09:48
Ilustrim

Maqedonia është përfshirë nga moti i ligë. Temperaturat kanë rënë mjaft poshtë, ndërkaq në disa pjesë bora ka arritur nivele të larta.

Meteorologët kanë regjistruar -22°C në Manastir, pastaj -20 dhe -19°C në Tetovë dhe Mavrovë, ndërkaq -7 në Dojran dhe Gjevgjeli, ku si zakonisht, është më ngrohtë se vendet tjera.

Ndërkaq të reshurat e dëborës kanë arritur në 68cm në Mavrovë, 44cm në Llazaropole, 43 në Pozharan, ndërkaq vetëm 2cm në Gjevgjeli. Meteorologët paralajmërojnë mot të ftohtë edhe në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat