OBRM-PDUKM: Zaev është histori e zezë!

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev është histori e zezë!

Më: 11 janar 2017 Në ora: 10:41
OBRM-PDUKM

Partia OBRM-PDUKM, e Gruevskit, ka reaguar ndaj deklaratës Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, të cilët thonë se nuk duhet bërë qeveri me OBRM-PDUKM.

‘Qytetarët e Maqedonisë, më zgjedhjet e 11 dhjetorit (2016), qartë e kanë shprehur vullnetin e tyre dhe i thanë një ‘JO’ të madhe, politikës shkatërruese të ekonomisë së Maqedonisë dhe shtetit, politikanëve korruptues dhe përfituesve nga grupa kriminale e LSDM-së. OBRM-PDUKM e ka marrë mandatin nga qytetarët për të formuar Qeverinë dhe për ta shndërruar vullnetin e tyre në masa dhe projekte reale, për jetën e tyre të mirë’, reagojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga partia vlerësojnë se politikanët nga ‘grupa kriminale LSDM’, në vend që ta mësojnë ligjëratën, në vend se t’i mashtrojnë anëtarët e tyre me përalla të ndryshme, duhet ta pranojnë realitetin se për krime përgjigjesh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat