Partitë shqiptare në Maqedoni me deklaratat e ndryshme për Platformën

Maqedonia

Partitë shqiptare në Maqedoni me deklaratat e ndryshme për Platformën

Më: 12 janar 2017 Në ora: 14:14
Partitë shqiptare në Maqedoni

Tri nënshkrime dhe plot interpretime. Është ky përfundimi për Platformën politike shqiptare pas deklaratave të subjekteve politike për të njëjtën.

“Deklarata është listë e dështimeve të partive të mëparshme dhe reflektim i partive të reja. Qëllimi i saj është që shqiptarët të bëhen shtetformues”, është shprehur kreu i koalicionit “Rilindje me Besë” Bilall Kasami.

“Ishte me rëndësi në fazë të parë të arrihet konsensusi brendashqiptar për këto tema si parakusht për hapjen e debatit shqiptaro-maqedonas që duhet të përfundon me mbyllje të të temave të cilat ashtu të hapura mbajnë peng vendin dhe gjithë qytetarët”, tha për Portalb zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani.

“Unë preferoj t’u them kushte”, ishte decid në intervistën e tij Ziadin Sela, kryetari i LR-PDSH-së, pjesë e “Aleancës për Shqiptarët”.

Deklarata përmban nënshkrimet e BDI-së dhe koalicioneve “Aleanca për shqiptarët” dhe “Rilindje me Besë” që shënon pajtimin e protagonistëve politik shqiptarë rreth disa pikave të parashtruara në deklaratë, por retorikat ndryshe në interpretim ngjallin dyshime se Platforma po qëndron në këmbë të qelqta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat