LD: Platforma e përbashkët e shqiptarëve na kthen në konflikitin e 2001!

Maqedonia

LD: Platforma e përbashkët e shqiptarëve na kthen në konflikitin e 2001!

Më: 13 janar 2017 Në ora: 11:24
Platforma e shqiptarëve, Maqedoni

Platforma për zgjidhje të ‘plotë’ të çështjeve shqiptare në Maqedoni, hap dilema të shumta dhe do të krijojë mos stabilitet të brendshëm e cila do të ketë pasoja të marrëdhënive ndëretnike, proceseve demokratike dhe zhvillimit ekonomik, kështu thonë nga Lidhja Demokrate në krye me Trajanovi.

‘Në vend të përforcimit dhe hapërimit të të drejtave njerëzore, përsëri mbyllemi në geton etnike, e cila na çon në vitin 2001 në konflikt lufte me pasoja të rënda. Tani kur Maqedonia ka shancën të vendosë sundim të drejtësisë, sistem të pavarur gjyqëso, të hapë luftë kundër shoqatës më të madhe kriminale dhe të krijojë perspektivë për zhvillim ekonimik, përsëri dhe përsëri hapen çështje etnike, të cila nuk do të jenë zgjidhura me pazarë për formimin e qeverisë’, thonë nga LD.

Nga LD shtojnë se, pa shtet të drejtësisë asnjë e drejtë individuale nuk do të zgjidhet, prandaj Maqedonia ka nevojë për platformë të përbashkët dhe zhvillimit të konceptit qytetar, të cilat do të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura, duke përfshirë edhe të drejtat kolektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat