Kim Mehmeti: LSDM-në nuk e votojnë më shqiptarët, pasi e kanë kuptuar “gënjeshtrën laramane”

Maqedonia

Kim Mehmeti: LSDM-në nuk e votojnë më shqiptarët, pasi e kanë kuptuar “gënjeshtrën laramane”

Më: 13 janar 2017 Në ora: 21:39
Kim Mehmeti

Duke vlerësuar zgjedhjet e porsapërfunduara parlamentare dhe situatën e sotme politike në Maqedoni, për TV ‘24 Vesti’,  Kim Mehmeti ka thënë se shteti është duke shkuar drejtë zhbërjes së vet dhe se humbësi më i madh nga këto zgjedhje janë Maqedonia dhe LSDM-ja maqedonase. Sipas tij, zgjedhje reja më së shumti i konvenojnë VMRO-DPMNE’së, e cila nuk gabon kur vlerëson se në zgjedhjet e ardhshme, shqiptarët nuk do e votonin LSDM aq sa në zgjedhjet e fundit.

“Tani për tani Maqedoni është duke ecur rrugës së zhbërjes së vet. Por nga do na çojë kjo rrugë varet edhe nga shumë procese rajonale e botërore. Por sidoqoftë, duhet thënë se humbësi më i madh nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, janë Maqedonia dhe LSDM-ja maqedonase opozitare. Ja pse: pse Maqedonia mbeti në duart atyre që e prunë pranë humnerës dhe pse LSDM-ja e përdori tërë ‘artilerinë e kalibrit të lartë’ – ‘bombat’, ‘revolucioni laraman’, konceptet qytetare e etnik – por nuk ia doli ta mposht VMRO-DPMNE. Që dëshmon dy gjëra: se ende malli më fitimprurës politik në Maqedoni, është nacionalizmi dhe se, opozita maqedonase mbytet në mospasjen guxim të merret me koncept të pastër qytetarë. Andaj edhe vlerësoj se VMRO -DPMNE’së më së shumti i konvenojnë zgjedhje të reja parlamentare edhe atë shkaku se ajo e ka të qartë që në ato zgjedhje eventuale, LSDM-ja nuk do e votonin shqiptarët që mbase e kanë kuptuar ‘gënjeshtrën laramane’ të kësaj partie maqedonase”, ka pohuar Kim Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat