Manojloski: Në Maqedoni ka mijëra ortodoks shqiptarë

Maqedonia

Manojloski: Në Maqedoni ka mijëra ortodoks shqiptarë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 09:47
Branko Manojloski

Branko Manojloski, deputeti i BDI-së nga radhët e Komunitetit Ortodoks Shqiptar në Maqedoni, thotë se është kthyer në Maqedoni për shkak të humbjes së identitetit kombëtar të ortodoksve shqiptarë në Maqedoni.

Manojloski thotë se e kanë quajtur si tradhtarë që është deklaruar shqiptar, por konsideron se asgjë të keqe nuk ka në kërkimin e rrënjëve të prejardhjes së tij.

Për Manojloskin, zyrtarizimi i gjuhës shqipe nukë shtë asgjë e keqe dhe se shihet me stereotipe në drejtim të llojshmërisë kulturore dhe gjuhësore të Maqedonisë. Ai thekson se në Maqedoni ka mijëra ortodoks shqiptarë që janë sllavizuar ose maqedonizuar. Manojloski tregon se deri në moshën 9 vjeçare ka folur shqip, pastaj ka mësuar maqedonisht në shkollë.

Manojloski deklaron se duhet t’i jepet fund ndasisë maqedonas dhe shqiptar dhe se nuk duhet te kemi frikë nga federalizimi i vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat