Nuhiu: Pranuam përgjigje pozitive për vazhdimin e Projektit për mbikëqyrjen e pjesës jugore të kufirit Maqedoni-Greqi

Maqedonia

Nuhiu: Pranuam përgjigje pozitive për vazhdimin e Projektit për mbikëqyrjen e pjesës jugore të kufirit Maqedoni-Greqi

Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:47
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot në kabinetin e tij, ka pritur ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në vend, ekselencën e tij, Martin Bezak

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot në kabinetin e tij, ka pritur ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në vend, ekselencën e tij, Martin Bezak, ku është diskutuar edhe ndihma sllovake që jepet në ruajtjen dhe mbikëqyrjen e kufirit në pjesën jugore të vendit.

‘Në takim me ambasadorin e Republikës Sllovake në Maqedoni, Martin Bezak është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit për çështjet që i takojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me këtë rast pranuam përgjigjen pozitive për vazhdimin e Projektit për mbikëqyrjen e pjesës jugore të kufirit Maqedoni-Greqi’, njoftojnë nga kabineti i ministrit Nuhiu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat