Pas gjuhës bie edhe Prokuroria

Maqedonia

Pas gjuhës bie edhe Prokuroria

Më: 16 janar 2017 Në ora: 21:45
Prokuroria Speciale

Kur mbeten dhe më pak se dy javë nga përfundimi i afatit Kushtetues për krijimin e qeverisë nga ana e VMRO-DPMNE dhe në horizont deri më tani, nuk është parë asnjë mundësi për gjetjen e një kompromisi, pas kushteve të vendosura nga BDI dhe kundërpërgjigjes së menjëhershme të ardhur nga partia e Gruevskit, duket se orët e fundit kanë sjell zhvillime në Maqedoni.

Nga burime të mirinformuara, Tch ka mësuar se pavarësisht këmbënguljes së BDI dhe LSDM për t'ja vazhduar mandatin Prokurorisë Speciale për ngritje të aktakuzave përtej muajit qershor 2017, kjo është thuajse e pamundur, pasi në këto kushte asnjë koalicion i mundshëm në Kuvend nuk mund të sigurojë 2/3 e votave që nevojiten për ndryshimin e ligjit. 

Por edhe nëse kjo arrihet, nevojitet edhe dakordësia e 4 partive nënshkruese të atij ligji, gjë kjo që duket thuajse e pamundur, në kohën kur VMRO-DPMNE është shprehur qartë kundër vijimit të punës së kësaj prokurorie. 

Tashmë mbetet për t'u parë nëse BDI do të pajtohet me këtë zhvillim të ri dhe do të hyjë në negociata me VMRO-DPMNE, edhe pse një nga katër kushtet e panegociueshme të publikuara prej saj, ishte pikërisht vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat