Ja ku ka ra më shumë borë në Maqedoni

Maqedonia

Ja ku ka ra më shumë borë në Maqedoni

Më: 17 janar 2017 Në ora: 10:17
Ilustrim

Më shumë borë në Maqedoni ka në Lazaropole, 71 centimetra, ndërsa më ftohët është në Mavrovë, ku në orën shtatë të mëngjesit janë matur minus tetë gradë. Lartësia e borës në Mavrovë është 64 centimetra, 41 centimetra në Pozharanë, 29 në Berovë, 28 në Gjurishte, 25 në Tetovë, 22 Krushevë, 19 në Manastir, 18 Strumicë, 15 Shkup Petrovec, 14 Shkup, 12 Kriva Pallankë, 11 Topollçanë ….

Minus pesë gradë janë matur në Krushevë, Lazaropole, Berovë -4 Pozharanë, -3 Pretor, Gjurishte, Tetovë, Topollçanë, -2 Kriva Pallankë, Kumanovë, Strumicë, Manastir, Shkup, Prilep, Shkup Petrovec -1 Demir Kapi, dhe zero në Shtip, Dojran, Ohër, Gjevgjeli dhe Vinicë.

Siç njoftoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM), moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe relativisht i ftohtë me të reshura të përkohshme të borës. Më shumë të reshura priten në pjesët jugore të vendit. Në juglindje të reshurat do të jenë të shiut dhe borës. Temperatura e mëngjesit  do të lëvizë prej minus gjashtë gradë Celsius deri në një, ndërsa e ditës prej zero deri në 6 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira me borë të përkohshme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus dy, ndërsa e ditës do të rritet deri në dy gradë Celsius.

DPHM paralajmëroi se në ditët e ardhshme, të mërkurën dhe të enjten, moti do të jetë me vranësira të rrëmbyeshme të dëborës. Më shumë të reshura priten të mërkurën nga fundi i ditës dhe të enjten paradite në pjesët jugore dhe juglindore të vendit, kur edhe do të ketë rritje të madhe të shtresës së dëborës për 20 deri në 30 cm. Temperatura këto ditë do të jetë pa ndryshime të mëdha dhe do të lëvizë  në interval prej minus katër deri në katër gradë Celsius. Nga e premtja pritet mot stabil dhe i thatë me rritje të vogël të temperaturës së ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat