Ali Ahmeti uron Presidentin e ri amerikan, Donald Trump

Maqedonia

Ali Ahmeti uron Presidentin e ri amerikan, Donald Trump

Më: 20 janar 2017 Në ora: 19:51
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka uruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e dhënës së betimit të tij, duke shprehur besimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Maqedonisë, shqiptarëve dhe Ballkanit në rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik.

Urimi i Ahmetit:

Më lejoni ju lutem që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, të përcjell urimet më të mira për presidentin e dyzet e pestë të SHBA-ve , z. Donald Trump, bashkë me shprehjen e konsideratës tonë më të lartë.

Duke i uruar shëndet në sukses në detyrën e re Presidentit Trump, mbetemi besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Maqedonisë, Shqiptarëve dhe Ballkanit në rrugëtimin tonë të pandalshëm euro-atlantik.

Njëkohësisht, më lejoni të shpreh konsideratën tonë edhe për ish administratën e Presidentit Obama dhe për kontributin e tyre të madh në vendin tonë dhe për shqiptarët në përgjithësi. 

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane

Zoti e bekoftë popullin Amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat