Nevzat Bejta përsëri në garë për kryetar komune në Gostivar

Maqedonia

Nevzat Bejta përsëri në garë për kryetar komune në Gostivar

Më: 21 janar 2017 Në ora: 14:30
Nevzat Bejta

Kandidat për kryetar komune në Gostivar në zgjedhjet e ardhshme lokale përsëri është Nevzat Bejta, kryetari aktual i kësaj komune. Ky vendim është sjellur në mbledhjen e djeshme të organeve të BDI-së.

Në komunikatën e BDI-së thuhet se debati rreth nominimit të Nevzat Bejtës edhe për një mandat, ka qenë konstruktiv dhe i pranuar nga të gjithë.

Nevzat Bejta i falënderoi për besimin e treguar dhe tregoi se është i gatshëm të realizojë edhe një program, nëse zgjidhet si kryetar.

Vendimi përfundimtar se a do të garojë edhe një cikël zgjedhor në Gostivar për kryetar komune, do të bëhet i ditur në fund të muajit shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat