Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Maqedonia

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Më: 21 janar 2017 Në ora: 15:13
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e inaugurimit të tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kam nderin dhe kënaqësinë të ju përgëzoj për marrjen e detyrës së presidentit të 45-të me rradhë të SHBA-ve dhe të ju urojë punë të suksesshme në këtë funksion. Gjithashtu, ju urojë në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Dëshiroj ta dini se në Maqedoninë dhe në mua keni mbështetës dhe mik të sinqertë”, thotë Ivanov në letrën e tij, drejtuar Donald Trumpit.

Ivanov gjithashtu u shpreh i bindur se bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe Maqedonisë do të vazhdojë edhe më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat