Humb foshnjen një shtatzënë në Ohër, Spitali nuk ka pasur ilaçe

Maqedonia

Humb foshnjen një shtatzënë në Ohër, Spitali nuk ka pasur ilaçe

Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:58
Ilustrim

Shpresa e një çifti bashkëshortorë se pas një pritje të gjatë prej dy viteve do të kenë fëmijë, pushoi kur gruaja në muajin e pesë të shtatzanisë e humbi foshnjën. Bashkëshorti Risto Trajkoski, thekson se kjo ka ndodhur për shkak të gabimeve të mjekëve në departamentin e gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku Trajkoski është lajmëruar se gruaja e tij ka dhimbje. Gruaja e tij është pranuar nga drejtori i departamentit, i cili ka thënë se gruaja shtatëzënë nuk duhet të mbahet për mjekim në spital.

Një ditë më pas guraja shtatëzëne ka pasur dhimbje tjera, me çka është pranuar nga një mjek tjetër. Trajkoskit i kanë thënë se guas së tij duhet t’i jepen injeksione që spitali nuk i ka poseduar, ndërsa nga barnatoret i janë përgjigjur se këto injeksione ka kohë që janë larguar nga përdorimi.

Nga departamenti i gjinekologjisë thonë se rastin e kanë udhëhequr tre mjek të ndryshëm, të cilët kanë marrë masa të nevojshme për të shpëtuar foshnjën e palindur. Ata gjithashtu largojnë përgjegjësinë nga vetja dhe thonë se i gjithë rasti është i dokumentuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat