Zhbogar inspektoi ndërtimet në stacionin e filtrimit të ujrave të zezë në Kërçovë

Maqedonia

Zhbogar inspektoi ndërtimet në stacionin e filtrimit të ujrave të zezë në Kërçovë

Më: 27 janar 2017 Në ora: 15:58
Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar dhe kryetari Fatmir Dehari gjatë inspektimit të ndërtimet

Ambasadori europian në Shkup, Samuel Zhbogar, e ka vizituar sot Kërçovën, ku është pritur nga kryetari Fatmir Dehari, ndërkaq është njoftuar për rrjedhën e ndërtimit të stacionin të filtrimit për ujrat e zeza.

Ai e ka vizituar objektin dhe është interesuar për sfidat me të cilat përballet vetëqeverisja lokale, ndërkaq projekti në fjalë kushton 7 milionë euro dhe bashkëfinancohet nga BE-ja, me 5.3 milionë uro, kurse pjesa tjetër financohet nga qeveria.

Njiherit, në emër të qytetarëve të komunës së Kërçovës, kryetari Dehari falëndroi BE-në për ndihmën që jep në sferën e ekologjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat