VMRO-DPMNE dënon deklaratat e kryeministrit grek të bëra në Beograd

Maqedonia

VMRO-DPMNE dënon deklaratat e kryeministrit grek të bëra në Beograd

Më: 31 janar 2017 Në ora: 23:11
Vucic, Cipras

VMRO-DPMNE sonte përmes një kumtese i dënoi, siç thekson, cilësimet e pahijshme të shprehura sot nga kryeministri grek, Aleksis Cipras, i cili në takimin e tij me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq e akuzoi Maqedoninë për irredentizëm dhe nacionalizëm.

Sipas partisë, sulmet dhe ofendimet më shumë flasin për atë që i thotë ato se për atë të cilit i janë drejtuar.

“Republika e Maqedonisë as nuk ka pasur dhe as nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. Republika e Maqedonisë dhe populli vetëm e kanë mbrojtur të drejtën e tyre të vetëpërcaktimit dhe indentitetin e tyre. Republika e Maqedonisë nuk ka vendosur sanksione ndaj Greqisë.

Përkundrazi, Greqia ishte pala e cila i mbylli kufijtë dhe e cila me veto e bllokoi vendimin për anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO. Greqia është pala e cila deri më sot nuk lejon efektuimin e rekomandimeve pozitive për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, qëndron në reagim.

“Me këto deklarata dhe ofendime që nuk mbajnë aspak ndaj Maqedonisë dhe popullit, kryeministri grek nuk kontribuon për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinje dhe as nuk tregon të paktën pak vullnet në tejkalimin e problemit të cilin e ka Greqia me emrin tonë. Me këto deklarata Cipras tregon se ai nuk ka vullnet për zgjidhjen e kontestit, ndërsa jo Republika e Maqedonisë të cilën e akuzon”, vlerësojnë nga partia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat