Shkupi zyrtar reagon ashpër ndaj Ramës: Kërkon të largojë vemendjen nga problemet në Shqipëri, duke ndezur zjarrin tek fqinjët

Maqedonia

Shkupi zyrtar reagon ashpër ndaj Ramës: Kërkon të largojë vemendjen nga problemet në Shqipëri, duke ndezur zjarrin tek fqinjët

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 09:07
Edi Rama

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, gjatë një interviste televizive mbrëmjen e së enjtes.

“Politikanët nga vendet fqinje, që kërkojnë me këmbëngulje të tërheqin vëmendjen nga problemet në vend, duke ndezur zjarrin te fqinjët janë në kundërshtim me vlerat europiane”, thotë Ministria e Jashtme maqedonase.

“Natyrisht që, më tërheqëse – thuhet në deklaratë, – është të merren me vendet fqinje, në kushtet kur kanë vështirësi me nevojat reale të qytetarëve në vendin e tyre”.

Shkupi zyrtar kërkon që si Tirana, edhe Prishtina më mirë të përkushtohen në reformat që janë shumë të nevojshme, para se të ëndërrojnë për udhëheqje dhe të krijojnë ndarje në rajon.

Edhe pse në deklaratë thuhet se nuk duan që të përmendin emrat, se kush është duke u përzier në Maqedoni, kuptohet që ajo ka të bëjë me reagimet e Ramës dhe Thaçit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat