Të rinj nga Gjevgjelia, Bogdanci, Dojrani dhe Vallandova trajnohen për aftësim në kërkimin e punës

Maqedonia

Të rinj nga Gjevgjelia, Bogdanci, Dojrani dhe Vallandova trajnohen për aftësim në kërkimin e punës

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 12:13
Ilustrim

Mbi 20 të rinj të moshave 18 deri 29 vjeçare të komunave të Gjevgjelisë, Bogdancit, Dojranit dhe Vallandovës morën pjesë në trajnimin dyditorë me temë ”Si të prezantohem sa më mirë në tregun e punës”.

Sipas organizatorëve, qëllimi i trajnimit ishte përforcimi i aftësive të pjesëmarrësve gjatë kërkimit të punës përmes shembujve praktik të shkrimit të CV-ve, letrave të motivimit dhe përgatitjes për pjesëmarrje në intervistë pune.

Aktiviteti u mbështet nga Këshilli kombëtar rinor i Maqedonisë dhe Ambasada britanike në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat