Turqia arreston 400 persona të dyshuar për terroristë: Shtetasi nga Maqedonia operacion plastik për të kryer sulme në Europë

Maqedonia

Turqia arreston 400 persona të dyshuar për terroristë: Shtetasi nga Maqedonia operacion plastik për të kryer sulme në Europë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 shkurt 2017 Në ora: 07:05
Policia turke

Policia turke ka bastisur dhjetëra shtëpi në shumë qytete dhe provinca në Turqi, duke mundësuar arrestimit e 400 personave të dyshuar për lidhje me terroristët e ISIS, shkruan agjencia e lajmeve “DHA”.

Vetëm në provincën kufitare Sanlifurfa policia ka arrestuar në flagrancë 150 sirianë. Në Ankara janë arrestuar 60 persona, ndërsa në rajonin e Konja 75 persona, përcjell botasot.info. Bastisjet dhe arrestimet tjera kanë ndodhur në Stamboll, Izmir dhe qytetin jugor Adana. Ajo që bie në sy është se mes të arrestuarve janë edhe shumë të rinj që kishin përgatitur sulme në Turqi dhe Europë.

Mes të arrestuarve është edhe një preson nga Hamburgu (Adnan S. ose Aleksandar Mitic) dhe një tjetër nga Bremeni (Zulhajrat Seadini), por me origjinë janë nga Mali i Zi dhe Maqedonia respektivisht. Ata u arrestuan në Ankara dhe sipas medias turke «Habertürk»  të dy kishin përgatitur sulme terroriste në Europë dhe janë dënuar me 22,5 heqje lirie. Bile Zulhajrat Seadini kishte tentuar të kryejë operacion plastik për t'u larguar më lehtë drejt Europës ku kishte përgatitur sulme.

Turqia prej kohësh ka qenë cak i sulmeve terroriste nga ekstremistët kurdë dhe militantët e ISIS. Së fundi gjatë festave të fundvitit në Club Reinau vranë 39 persona. Personi i arrestuar ishte nga Uzbekistani.

Në 24 orët e fundit agjencia e lajmeve turke Anadolu Agency ka theksuar se nga bomardimet ajrore turke në Al-Bab janë “neutralizuar” 34 terroristë të ISIS, pra janë vrarë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat