Dita e themeluesve në Fondin për risi dhe zhvillim teknologjik

Maqedonia

Dita e themeluesve në Fondin për risi dhe zhvillim teknologjik

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 08:41
Ilustrim

Fondi për risi dhe zhvillim teknologjik sot organizon Ditën e themeluesve (Founders Day) ku do të prezantohen biznes rrëfime të suksesshme të tre Start up, të përkrahur nga Fondi/

Përfaqësues të Start up ‘Gordian Systems’, ‘VapourApps’ dhe ‘Klinton’ në Kontakt zyrën e Fondit do t’u përgjigjen pyetjeve për fillimin e start-up kompanive, sigurimin e financave dhe për udhëheqjen e biznesit në Maqedoni.

Nga Fondi për risi informojnë se do t’u përgjigjet pyetjeve sesi fillohet dhe udhëhiqet biznesi në Maqedoni, si dhe ku të kërkohet financimi i idesë për biznes dhe si të realizohet.

Do të ofrohen edhe informata sesi të përgatitet projekt për thirrje të hapur publike për financimin e Fondit për risi dhe zhvillim teknologjik.

Ngjarja është pjesë përbërëse nga Start-up java evropiane, në të cilin është përfshirë Shkupi, së bashku me edhe 220 qytete nga 40 shtete. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat