Iseni:Partitë maqedonase do bllokojnë punën e kuvendit për ligjin e gjuhës shqipe

Maqedonia

Iseni:Partitë maqedonase do bllokojnë punën e kuvendit për ligjin e gjuhës shqipe

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 21:02
Fati Iseni

Fati Iseni, profesori universitar në emisionin “Studio e Hapur” në televizionin Nova ka thënë se mekanizmin që e praktikoi BDI-ja kur bllokoi punën me 20 mijë amandamente, tani mund ta shfrytojnë edhe partitë politike maqedone kur do të fjalë për të sjellur ligjin për gjuhën shqipe për përdorimin e saj në nivel shtetërorë.

“Nëse marrim në mënyrë hipotetike, po supozojmë se partitë shqiptare po krijojnë koalicion më LSDM-në, a mundet dhe besoj se kjo do të ndodhë sepse VMRO-DPMNE-ja ka paralajmëruar se do të bllokojë funksionalizimin e institucioneve të shtetit, dhe të parashtrojë mijëra amendamente, sidomos në ndryshimet kushtetuese apo të ndonjë ligji siç është rasti në përdorimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror.

Në këtë rast do të duhet të shkojnë muaj e vite që të shqyrtohen të njëjtat, dhe në këtë mënyrë gjuha shqipe nuk do të mund të sillet në Kuvend, sepse atë nuk do ta lejojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së”, deklaroi  Fati Iseni në emisionin “Studio e Hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat