Ndryshimi i motit shkakton probleme tek të sëmurët kronik në Maqedoni

Maqedonia

Ndryshimi i motit shkakton probleme tek të sëmurët kronik në Maqedoni

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 14:37
Ilustrim

Ndryshimi i motit i përcjell përmes ndryshimeve drastike të temperaturave shkakton probleme shëndetësore te një pjesë e qytetarëve, sqarojnë mjekët, sipas të cilëve më të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve janë personat me sëmundje kronike të cilët në të shumtën e rasteve ndihmë kërkojnë përmes shërbimit “Alo doktor” ku 24 orë mund të marrin këshilla nga mjeku kujdestarë.

“Tek personat me sëmundje kronike vjen deri tek përkeqësimi i gjendjes shëndetësore. Te disa prej tyre me intensitet më të vogël, por te disa të tjerë me intensitet më të madh. Vjen deri te rritja e nivelit të sheqerit, shkaktohen kriza hipertenzive, probleme kardiovaskulare, vështirësi reumatike e kështu me radhë. Do të thotë se ndryshimet e kohës ndikojnë shumë edhe tek të shëndoshët, por sidomos tek personat me sëmundje kronike”, deklaroi për Alsat-M Voisllav Ognjanovski, epidemiolog.

Ndërkohë nga Drejtoria e punëve hidrometeorologjike për javën që vjen paralajmërojnë mot me diell dhe me temperatura më të larta.

Sinoptikët thonë se të reshurat që sot e kapluan vendin do të përfundojnë gjatë orëve të natës, ndërsa moti gjatë javës së ardhshme do të jetë me diell dhe temperatura të cilat ka fundi i javës do të arrijnë deri më 18 gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat