Edhe në Maqedoni shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

Maqedonia

Edhe në Maqedoni shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 12:54
Ilustrim

Në botë sot shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare, të cilën UNESKO e shpalli në sesionin e 30-të të Konferencës së përgjithshme në vitin 1999. Në vitin 2000 më 21 shkurt është promovuar si Ditë e linguistikës dhe shumëllojshmërisë kulturore dhe multilinguizmit.

Krahas kësaj, sot Komuna e Shtipit dhe dy kopshte për fëmijë e kanë shënuar Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare.

‘Në bibliotekë sot me fëmijët kemi pasur punëtori kreative. Fëmijët kanë biseduar me shkrimtarin dhe u janë lexuar tregime dhe vjersha nga librat e Trajçe Kacarov, më pas kanë shikuar tregime në gjuhën maqedonase’, thotë Xhonova Popova.

Sot në botë fliten rreth 6 mijë gjuhë. Në vitin 1998 hyri në fuqi Karta evropiane për mbrojtjen e gjuhëve rajonale dhe pakicë, me të cilën, gjithashtu, theksohet llojllojshmëria linguistike dhe shumëgjuhësia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat