Fillon fushata për mbrojtje nga diskriminimi në të gjitha bazat përfshirë edhe orientimin seksual dhe barazinë gjinore

Maqedonia

Fillon fushata për mbrojtje nga diskriminimi në të gjitha bazat përfshirë edhe orientimin seksual dhe barazinë gjinore

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 12:48
Ilustrim

Në Maqedoni fillon sot fushata për mbrojtje nga diskriminimi në të gjitha bazat përfshirë edhe orientimin seksual dhe barazinë gjinore.

Projekti mbështetet nga ambasada holandeze në Shkup, ndërkaq fushata menaxhohet nga Shoqata për edukim shëndetësor dhe hulumtim – HERA dhe Koalicioni për të drejta seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara.

Porosia kryesore e fushatës është ”Nëse është e zakonshme, nuk do të thotë se është e drejtë. Mat tri herë, e prej një herë, por asnjëherë mos diskrimino”.

Në projekt janë përfshirë komuna e Shtipit, Kumanovës dhe Strumicës, këshillat e të cilëve kanë formuar trupa lokal bashkërendues për mbrojtje nga diskriminimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat