Fërçkovski: Më se e nevojshme është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE

Maqedonia

Fërçkovski: Më se e nevojshme është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 12:50
Lubomir Fërçkovski

Këtë vit është më se e nevojshme që vendi të futet në strukturat euroatlantike dhe për këtë çështje duhet të ndërmerren masa adekuate, ka thënë ish ministri dhe ish kandidati për president nga rradhët e LSDM-së, Lubomir Fërçkovski, në emisionin "Top Tema".

Në bashkëpunim me partnerët amerikan,ne duhet të bëjmë diçka në lidhje me emrin dhe të bëhemi pjesë e NATO-n këtë vit. Diçka duhet të bëhet në këtë plan. Si FYROM apo ku ta di se si do të jetë emri, do të ketë mënyrë dhe shancë e cila do të jetë në tavoninë dhe ne duhet që ta rëmbejmë si të mirëqenë. Neve na duhet NATO-ja, edhe atë sot!- thotë Fërçkovski.

Integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO kërkohet dhe Platformën e partive politike shqiptare të nënshkruar në Tiranë, por pa u specifikuar se si Republika e Maqedonisë do të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s. Çështja e emrit, përkatësisht gjetja e zgjidhjes, gjithashtu përmendet në këtë platformë, ku kërkohet edhe përfshirja e shqiptarëve në bisedimet e drejtëpërdrejta me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat