Ura e re në Gostivar drejt finalizimit

Maqedonia

Ura e re në Gostivar drejt finalizimit

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 15:04
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ndoqën nga afër punimet rreth betonimit të pllakës së urës së re të qytetit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ndoqën nga afër punimet rreth betonimit të pllakës së urës së re të qytetit.

Në deklaratën për mediat, kryetari Nevzat Bejta vuri në dukje që ura të cilën e quajtëm si ura e demokracisë, po bëhet realitet dhe se në pjesën e parë të muajt prill pritet të vihet në funksion.

“Me qellim të lidhjes me efikase të dy anëve të qytetit dhe te shkarkimit të komunikacionit e kemi paraparë të ndërtohet ura mbi lumen Vardar që vendosëm ta quajmë Ura e Demokracisë, sepse përherë të parë pas 26 vitesh nga ardhja e Demokracisë në Gostivar po ndërtojmë një urë të re për komunikacion. Punimet rreth ndërtimit të urës janë nga fundi dhe sot ndodhemi mbi sipërfaqen e urës dhe nga këtu u drejtohemi qytetarëve të Gostivarit”, deklaroi Bejta duke shtuar që sipas planit dinamik që e ka dorëzuar realizuesi i punës, duhet që brenda muajt Prill duhet të jetë i kompletuar i tërë realizimi i projektit.

Pllaka e betonuar e urës kap sipërfaqe prej 170m3 dhe trashësi variabile prej 20 deri 25 centimetra.

Paralelisht me ndërtimin e urës, po punohet edhe në ndërtimin e rrugës së re “101”, ku janë duke u ndërtuar trotuaret, si dhe instalimi i ndriçimit publik, ndërkohë që është bërë tamponimi i rrugës dhe janë ndërtuar kanalizimi fekal dhe atmosferik.

Ura e re mbi lumin Vardar do të lidh rrugën “JNA” me rrugën “Zhivko Brajkovski”, në anën tjetër të lumit, respektivisht lagjen Dutllëk.

Gjatësia e urës është paraparë të jetë 42 metra, ndërse gjerësia 20 metra. Do të jetë me 4 korsi për vetura nga 3.50 m të gjera, 2 korsi shtesë për biçiklistët me gjerësi nga 1 metra secila dhe me 2 trotuare me gjerësi nga 2 metra, po ashtu në të dyja anët e rrugës.

Ura mbështetet në 8 shtylla mbajtëse. Për realizimin e projektit “Ndërtimi i urës mbi lumin Vardar”, Komuna e Gostivarit arriti të siguron fonde nga Fondit për Zhvillim Infrastrukturor të Komunave – MIDF, me seli në Luksemburg, me vlerë prej 23.600.000 denarë në formë kredie nëpërmjet një banke komerciale të akredituar nga ky institucion.

MIDF i asistoj Komunës së Gostivarit në përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e urës si dhe dokumentet tjera përcjellëse me ekspertët e vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat