Grubi: Deklarata është nënshkruar në Shkup dhe nuk i referohet as federalizimit as kantonizimit

Maqedonia

Grubi: Deklarata është nënshkruar në Shkup dhe nuk i referohet as federalizimit as kantonizimit

Më: 1 mars 2017 Në ora: 17:51
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Deklarata e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni është hartuar në Shkup dhe nuk i referohen as federalizimit dhe as kantonizimit. Ai ju bën thirrje partive maqedonase që përplasjen e tyre ndërpartiake të mos e bëjnë mbi baza etnike.

“Deklarata e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisë është nje deklaratë e hartuar në Shkup , nga partitë shqiptare të Maqedonisë dhe për një Maqedoni evropiane. Barazia nuk dëmton askënd, barazia dhe integrimi i brendshëm janë ne funksion të integrimit euro-atlantik. Pikat e veçanta të deklataratës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare rrjedhin nga programet tona zgjedhore, nuk cënojnë në asnjë mënyrë karakterin unitar të shtetit, nuk i referohen as federalizimit, as kantonizimit e as ndarjes së vendit. Përqafimi i kësaj Deklarate nga të gjithë qytetarët është në përputhje me vlerat evropiane. Prandaj, ftoj partitë maqedonase që përplasjen e tyre ndërpartiake mos ta bëjnë mbi baza etnike e aq më pak duke përdorur pjesë të ndara nga deklaratat tona për t’i vënë në kontekstin e histerisë së përplasjes së tyre konceptuale sepse, e para, nuk i shërben të vërtetës, dhe e dyta, është një lojë e rrezikshme”, shkruan Grubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat