Kasami takohet me qytetarët në Çarshinë e Vjetër

Maqedonia

Kasami takohet me qytetarët në Çarshinë e Vjetër

Më: 3 mars 2017 Në ora: 19:25
Lideri i Lëvizjës BESA, Bilall Kasami

Lideri i Lëvizjës BESA, Bilall Kasami, së bashku me një delegacion sot ka realizuar takime rasti në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Ndërkaq, në pyetjet e gazetarëve në lidhje me këto takime, Kasami nuk ka komentuar gjërësisht, vetëm ka thëne se këso takime përfaqësuesit e Levizjës BESA në vazhdimësi i realizojnë me banorët shqiptar. Pra idetë e BESËS realizohen në përputhshmëri me kërkesat dhe hallet e shqiptarëve të Maqedonisë.

Një ndër qytetarët, Vedat Kadriu, pas një takimi me liderin e BESËS ka shkruar: ”Pata kënaqësinë që sot të bashkëbisedoj me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili me modesti përherë është në bashkëbisedim me popullin, kështu që BESA rrjedhimisht është zëri i të gjithë ne.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat