Llatas: Nuk ekziston dokument që OBRM-PDUKM-ja ka pranuar platformën e shqiptarëve

Maqedonia

Llatas: Nuk ekziston dokument që OBRM-PDUKM-ja ka pranuar platformën e shqiptarëve

Më: 4 mars 2017 Në ora: 10:56
Dragan Pavlloviq-Llatas

Dragan Pavlloviq-Llatas në emisionin e Milenko Nedellkovski, deklaroi se Teuta Arifi nga BDI gënjen se OBRM-PDUKM-ja ka pranuar platformën e partive shqiptare.

“Nëse ekziston dokument se OBRM-PDUKM-ja ka pranuar platformën e shqiptarëve, unë do të jap dorëheqje nga pozicioni i kryeredaktorit në televizionin Sitel, ndërsa nëse nuk ka, Teuta Arifi të tërhiqet përgjithmonë nga politika”, deklaroi Llatasi.

Ai gjithashtu tha se Ali Ahmeti për momentin është vetëm kryetar formal dhe jo funksional. Sipas tij, tani Teuta Arifi është më e fuqishme se Ahmeti brenda partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat