Klekovski: Shqiptarët nuk shkojnë askund, uluni dialogoni

Maqedonia

Klekovski: Shqiptarët nuk shkojnë askund, uluni dialogoni

Më: 4 mars 2017 Në ora: 17:57
Sasho Klekovski

Vendimi i presidentiti Ivanov që mos ia dorëzojë mandatin liderit të LSDM-së, jo vetëm që  thellon krizën institucionale, por edhe rrezikon raportet ndëretinke në vend vlerësojnë analistët. Sasho Klekovski në emsionin Akcent në RTVM1 tha se situata “status quo” që është krijuar në këtë moment e çon vendin nga një problem në tjetrin.

Sipas tij, liderët e paritve politike duhet patjetër  të ulen dhe të diskutojnë se cfarë do të ndodhë më tej. Sipas tij, partitë shqiptare do jenë këtu edhe në zgjedhjet e ardhëshme me të njejtat kërkesa dhe është mirë që të dialogohet që të mos hapen plagë të reja.
“BDI, BESA, LR-PDSH dhe PDSH do të jenë këtu edhe në zgjedhjet e ardhëshme dhe në herët ose vonë medoemos të realizojmë dialog politik, ndoshta jo për platformën,  por për kërkesa shumë të ngjashme të shqiptarëve, aty ndoshta ka kërkesa të pranueshme ose të papranueshme, por hapja e plagëve të reja do të krijoj një situate që pastaj edhe vetë politikanët nuk do të mund të zgjidhin situatën”, tha Sasho Klekovski, analist politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat