Zaev tregon se ku u bë platforma shqiptare

Maqedonia

Zaev tregon se ku u bë platforma shqiptare

Më: 7 mars 2017 Në ora: 08:42
Zoran Zaev

Platforma e shqiptarëve për avancimin e të drejtave të tyre në shtetin maqedonas është bërë në Maqedoni dhe jo në Shqipëri, dhe si e tillë nuk paraqet dhunë dhe konflikt të ri në këtë shtet.

Kështu ka deklaruar lideri i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për televizionin shtetëror kroat HRT.

Zaev ka mbrojtur idenë e shprehur nga partitë shqiptare që të dënohet gjenocidi i ushtruar nga ana e Serbisë nga popullatës shqiptare. “Nuk ka asgjë të gabuar që platforma përmban një formulim që i dënon ushtritë e shekullit të kaluar që vranë civilë”, ka deklaruar ai

Pyetjeve të mediumit kroat mbi akuzat e VMRO-DPMNE për “dëmtim të Maqedonisë”, Zaev i është përgjigjur duke thënë se platforma është nënshkruar në Maqedoni dhe jo në Tiranë.

“Ata (VMRO DPMNE) arsyetohen se kjo deklaratë është nënshkruar në Tiranë. Deklarata është bërë në Maqedoni si pjesë e programeve të tyre para-zgjedhore, por ato u mblodhën në Shqipëri, ku të gjitha partitë ishin mbledhur në një vend”, ka deklaruar Zaez, i cili ka shprehur bindjen se nuk pret dhunë dhe konflikte në situatën e re të krijuar.

“Jam i lumtur dhe krenar që e hoqëm regjimin nga pushteti me laps dhe votë. Nuk ka pse të derdhet gjak për rënien e regjimit”, ka deklaruar kreu i LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat