Biznesmeni Aliu, pretendon se komuna e ka kërcënuar edhe me armë

Maqedonia

Biznesmeni Aliu, pretendon se komuna e ka kërcënuar edhe me armë

Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:13
Biznesmeni shqiptar nga komuna e Butelit, Selajdin Aliu

Biznesmeni shqiptar nga komuna e Butelit, Selajdin Aliu, ka vendosur që vet të hapë rrugën drejt objektit tij afarist meqenëse kjo nuk po realizohet përmes autoriteteve lokale të cilat tashmë 5 vite po e zvarrisin këtë problem.

Rrugën po e pengon një kasolle e mbuluar nga mbeturinat dhe kafshët e rrugëve e cila duhet të largohet nga autoritetet lokale por kjo nuk ka ndodhur.

Aliu ka thënë se për të zgjedhur këtë problem, komuna ka kërkuar mjete financiare kurse ka pasur edhe kërcënime me armë.

“E kemi avokatin, dokumentet i kemi përgatitur për në Strazburg se nëpër gjyqe s’kemi pasur sukses. Po ne këtë punë do ta drejtojmë, kysmet do ta drejtojmë, por duke iu përmbajtur ligjit, dmth ne e hapim rrugën tonë…. në këtë situatë na solli kryetari i komunës me ato gënjeshtrat me të cilat na gënjen me vite. Na ka sjellë deri në këtë situatë, që ai del na kërcënohet me armë.” ,shtoi afaristi Selajdin Aliu.

Ndërkaq sot, komuna doli me një komunikatë ku demantoi pretendimet e biznesmenit Aliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat