Dodevski: Paraburgimi i Koçanit është sulm ndaj fjalës së lirë

Maqedonia

Dodevski: Paraburgimi i Koçanit është sulm ndaj fjalës së lirë

Më: 15 mars 2017 Në ora: 14:47
Avokati i biznesmenit Sead Koçanit, Nikolla Dodevski

Avokati i biznesmenit Sead Koçanit, Nikolla Dodevski në një deklaratë të tij ka thënë se ‘paraburgimi i Koçanit e dëmton lirinë e të menduarit dhe të shprehurit’, kjo është një nga argumentet kundër paraburgimit të cilën Mbrojtja e Sead Koçanit.

‘Nuk ka nevojë nga paraburgimi. Nevoja e vetme për paraburgim është që ai të jetë i burgosur, kurse mediumi i tij të heshtë. Nuk e di për çfarë arsye. Prokuroria kërkon paraburgim për Sead Koçanin sepse ai është pronar i televizionit Nova dhe jo për atë se ka marrë pjesë në tender’, ka thënë avokati Dodevski.

Masa e paraburgimit i është shqiptuar të enjten e kaluar, kurse të njëjtën ditë disa orë paraprakisht Koçanit i është zhdukur gjurma dhe nuk është i kapshëm për organet hetimore. MPB ka lëshuar fletarrestë, përderisa avokati Dodevski thotë se është për udhëtim zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat