Memeti: Fëmijët të mos jenë cak i manipulimeve

Maqedonia

Memeti: Fëmijët të mos jenë cak i manipulimeve

Më: 16 mars 2017 Në ora: 14:58
Ixhet Memeti

Avokati i Popullit në kumtesën e sotme ka shprehur shqetësim për tentimet për involvimin e fëmijëve në protestat e organizuara në shumë qytete në Maqedoni.

‘Njëkohësisht në mënyrë më të ashpër i dënoj ngjarjet e personave udhëheqës në shkolla për atë që iu bëjnë thirrje bordeve shkollore, kryetarëve të komunave, Inspektoriatit shtetëror arsimor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, menjëherë dhe pa menduar, secili në kuadër të kompetencave të tyre të ndërmarrë masa të caktuara kundrejt personave të cilët agjitojnë ose lejojnë në shkolla të kryhet agjitacion dhe tentime për involim politik të nxënësve’, theksohet në kumtesën e zyrës së Avokatit të Popullit.

Ngjarjet e tilla, siç është theksuar, janë në kundërshtim me Ligjin për arsim të mesëm me të cilin ndalohet çdo organizim dhe veprim politik dhe fetar dhe jashtë qëllimeve të arsimit-shkollës të jenë vende ku do të kryhet veprimi bazë i procesit edukativo-mësimor.

‘Avokati i Popullit në vazhdimësi i ndjek ngjarjet e tilla për çka veçmë zhvillon procedurë edhe për iniciativë personale edhe në parashtresat e dorëzuara të prindërve dhe tregon se fëmijët në asnjë mënyrë të mos jenë cak i manipulimeve dhe keqpërdorimeve, duke e pas parasysh se ata sipas të gjitha rregullative ndërkombëtare dhe vendore gëzojnë mbrojtje të veçantë’, shtohet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat