Në Maqedoni shënohet Dita botërore e gjumit

Maqedonia

Në Maqedoni shënohet Dita botërore e gjumit

Më: 17 mars 2017 Në ora: 08:35
Ilustrim

Sot në Maqedoni do të shënohet Dita botërore e gjumit prej ku do të dërgohet mesazh deri te qytetarët që të kenë gjumë cilësor në qoftë se dëshirojnë të jenë të shëndetshëm.

Persona profesionistë do të flasin për pagjumësi si dukuri në rritje e cila rrezikon shëndetin e njerëzve, kurse do të prezantohen të dhëna konkrete të cilat flasin për sëmundjet e lidhura me këtë dukuri shëndetësore e cila është mjaft e shpeshtuar.

 Dita Botërore e Gjumit, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen mbi fuqinë ripërtëritëse dhe të shëndetshme të gjumit dhe pushimit, konsideruar si “ilaçi më i mirë i natyrës”.Në anën tjetër problemet me gjumin, në fakt, mund te çojnë në çrregullime të sferës psikologjike, si ne ankth dhe depresion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat