Arifi: Ska plan B, Ivanovi ta jep mandatin

Maqedonia

Arifi: Ska plan B, Ivanovi ta jep mandatin

Më: 18 mars 2017 Në ora: 17:19
Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi

Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi, theksoi se nuk ekziston plan B sa i përket formimit të qeverisë por se Ivanov duhet t’ia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit. Arifi në një intervistë për Rrjetin Ballanik për Gazetari Hulumtuese gjithashtu theksoi se programi i LSDM-së nuk përmban asgjë problematike përkundrazi se ajo është platformë evropiane dhe e orientuar në përmbushjen e reformave.

Nënkryetarja e BDI-së ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se përmbajtja e platformës shqiptare nuk është anti-kushtetuese por ka të bëjë me çështjet e rëndësishme të shqiptarëve të cilat janë ngritur vazhdimisht në 25 vitet e fundit.

Ajo mohon që BDI përmes Deklaratës përpiqet të fitojë pikë politikë dhe të provokojë krizë pasi sipas saj nëse do të pretendonte një gjë të tillë atëherë do të kërkonte ndryshime kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat