Zjarr në tri shtëpi në Gostivar, nuk ka të lënduar

Maqedonia

Zjarr në tri shtëpi në Gostivar, nuk ka të lënduar

Më: 18 mars 2017 Në ora: 17:33
Ilustrim

Zjarri i cili përfshiu katin e parë të një shtëpie në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, i përfshiu edhe dy shtëpitë afër, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, zjarii është paraqitur në shtëpinë e A.A (38) rreth mesnatës, ku janë djegur dy dhoma dhe çatia. Zjarri ka dëmtuar edhe dy shtëpitë afër, ndërsa zjarri është lokalizuar me intervenimin e zjarrfikësve.

Për momentin nuk janë të njohura arsyet e zjarrit, ndërsa pas hetimit që është bërë gjatë ditë së sotme do të vërtetohet edhe dëmi i shkaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat