Anima Mundi kërkon të ndalohet shumimi i pakontrolluar i kafshëve endacake

Maqedonia

Anima Mundi kërkon të ndalohet shumimi i pakontrolluar i kafshëve endacake

Më: 19 mars 2017 Në ora: 20:56
Ilustrim

Qendra për humanitet dhe luftë kundër dhunës ndaj kafshëve – Anima Mundi, ka reaguar me shkrim ndaj vdekjes së katërvjeçarit nga Kërçova si pasojë e kafshimit nga një tufë qensh. Ata kërkojnë nga pronarët të cilët posedojnë qenë shtëpiak, të ndalojnë me shumimin e tyre, pasi sipas tyre, rritet edhe numri i qenve endacak të cilët mund të jenë të rrezikshëm për qytetarët.

“Jemi thellë të prekur dhe shprehim ngushëllime për familjen e katërvjeçarit të vogël nga fshati Baçishte, i cili para disa ditëve u kafshua nga disa qenë. Shoqatat nuk duan kafshë endacake në rrugë dhe janë të vetmit që vullnetarish, të pavaruar dhe në vazhdimësi kontribuojnë për zvogëlimin e numrit të qenve të rrugës, insistojmë në strehim dhe arsimim të tyre. Kërkojmë që me ligj të dënohet pronësia e papërgjegjshme, të cilët lëshojnë qentë rrugëve”, thuhet mes tjerash në reagimin e Anima Mundi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat