LSDM: OBRM-PDUKM-ja ka pranuar të gjitha kërkesat e partive shqiptare

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja ka pranuar të gjitha kërkesat e partive shqiptare

Më: 22 mars 2017 Në ora: 17:41
LSDM

LSDM-ja përmes një komunikate ka reaguar ndaj kumtesës së OBRM-PDUKM-së të cilët thanë se nuk e pranojnë Deklaratën e partive shqiptare si bazë për koalicion qeveritar. Nga LSDM thonë se proceset demokratike janë të pandalshme dhe se qeveria e re do të formohet pasi ky, sipas tyre, është vullneti i shumicës së qytetarëve.

“Vullneti i qytetarëve është shprehur në zgjedhjet kredibile të realizuara më 11 dhjetor. Këto zgjedhje ishin të mira përderisa Nikolla Gruevski po tentonte ta formojë qeverinë e re, kur i pranoi të gjitha kërkesat e partive shqiptare, përveç punës së PSP-së, që është shpallur publikisht nga negociuesit. Gruevski nuk ka të drejtë që me udhëheqësinë e ngushtë të OBRM-PDUKM-së ta thellojë krizën politike dhe ta frenojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë, vetëm pse nuk arriti të formojë qeveri dhe se po frikësohet nga përgjegjësia për krimet dhe të këqijat e bëra”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat