Sot në Maqedoni shënohet Dita botërore e turbekulozit

Maqedonia

Sot në Maqedoni shënohet Dita botërore e turbekulozit

Më: 24 mars 2017 Në ora: 10:30
Ilustrim

Nën moton ‘Të bashkuar për ta eliminuar turbekulozin-askush të mos harrohet’ sot në Maqedoni shënohet 24 Marsi-Dita botërore e turbekulozit.

Me atë rast do të mbahet konferencë për shtyp dhe tryezë e rrumbullakët në të cilën do të diskutojnë ekspertë dhe përfaqësues nga sektori qytetar të cilët punojnë drejtpërdrejtë me këtë problematikë dhe japin kontribut në parandalimin dhe eliminimin e turbekulozit.

Organizues janë Mekanizmi nacional koordinuez dhe Instituti për sëmundje të mushkërive me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes programeve të mbështetura nga Fondi global për luftë kundër HIV/SIDA, turbekulozit dhe malaries. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat