Në Prilep do të shënohet Dita botërore për ndihmë të personave me epilepsi

Maqedonia

Në Prilep do të shënohet Dita botërore për ndihmë të personave me epilepsi

Më: 25 mars 2017 Në ora: 09:59
Epilepsi

Ngritja e vetëdijes në shoqëri për personat me epilepsi dhe potencialet e tyre, është qëllimi i shënimit të Ditës botërore për ndihmë të personave me epilepsi që gjatë ditës së nesërme do të shënohet në më shumë se 100 shtete të botës.

Shoqata “Epilepsia Maqedoni” në bashkëpunim me Ligën për luftë kundër epilepsisë në Maqedoni nën moton “Ndryshimi yt mund të bëjë ndryshim” sot do të shënojnë “Dita vjollce” në qendrën “Metodija Andonov-Çeto” në Prilep, ndërsa nesër Manastir dhe në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat