Ligji në Maqedoni nuk sanksionon pesonat e dënuar të kryejnë funksione shtetërore

Maqedonia

Ligji në Maqedoni nuk sanksionon pesonat e dënuar të kryejnë funksione shtetërore

Më: 27 mars 2017 Në ora: 17:55
Ilustrim

Talat Xhaferi në vitin 2008 është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht nga Gjykata në Tetov, pasiqë në një tubim të BDI-së.

Sipas vendimit përfundimtar të gjykatës në vitit 2011, Gjykata e Tetovës ka vendosur, atëkohë deputeti Xhaferi, të mos e dërgojë në burg, në qoftë se brenda dy viteve pas vendimit përfundimtar, nuk e bën një krim të ri. Ky kusht skadoi në fund të muajit mars të vitit 2013. 

Më 18 shkurt, me propozim të kryeministrit Nikolla Gruevski, Talat Xhaferi u zgjodh ministër i Mbrojtjes. 

Legjislacioni i Maqedonisë nuk kufizon personat që janë dënuar gjatë kryerjes së funksioneve shtetërore ose publike, nëse gjykata, përveç dënimit, nuk ka shqiptuar edhe ndalim për kryerjen e profesionit të caktuar. 

“Këtu bëhet fjalë për dilemë morale. A duhet që një person që është dënuar për dhunë ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë, të mbajë post publik? 

Zyra e prokurorit publik në Tetovë, ka ngritur padi kundër Xhaferi, me numër 325 me datë 25.06.2008, për veprën penale ‘pjesëmarrje në një turmë e cila pengon personin zyrtar-policin në kryerjen e detyrave zyrtare.

” Në bazë të nenit 384, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, personat që parandalojnë policin në kryerjen e detyrës së tij, do të dënohen me burgim nga 3 muaj deri në tre vjet, ndërsa lideri i këtij grupi do të dënohet me burgim në kohëzgjatje prej një deri në pesë vjet.

 Procedurat në gjykatën e Tetovës, dhe më vonë në atë të Gostivarit, ku gjykimi u ankimua, ka zgjatur rreth tre vjet. Gjykata e shkallës së parë në Tetovë me datë 14.10.2010 ka vendosur që Talat Xhaferi, është përgjegjës për parandalimin e policit gjatë intervenimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat