Vazhdojnë protestat antishqiptare në Maqedoni

Maqedonia

Vazhdojnë protestat antishqiptare në Maqedoni

Më: 31 mars 2017 Në ora: 20:47
Protesta antishqiptare, Shkup

Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” ka vazhduar protestat kundër platformës së partive shqiptare dhe kundër zgjedhjes së një shqiptari për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Në ditën e 33-të, protesta në Shkup si zakonisht filloi nga Qeveria, ku protestuesit kërkuan edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu siç po kërkon edhe partia e Gruevskit.

Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” kërkon që mos të futet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa i kanë bërë thirrje LSDM-së që të mos bëjë koalicion me partitë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat