Policia ngrit padi penale ndaj tre shtetaseve bullgare për vjedhje

Maqedonia

Policia ngrit padi penale ndaj tre shtetaseve bullgare për vjedhje

Më: 1 prill 2017 Në ora: 13:46
Ilustrim

Policia ka ngritur padi penale kundër tre shtetasve bullgare për vjedhje të klientëve në shitore në qendrat tregtare në Shkup, me çka kanë fituar pasuri të paligjshme prej 135 mijë denarë.

Dy prej të akuzuarave, gjykatësi i procedurës paraprake ju ka shqiptuar dënimin me paraburgi prej tetë ditë, ndërsa të tretës e cila është e mitur është dënuar me dy vjet ndalesë për hyrje në Maqedoni, njoftojnë nga MPB.

Padi penale është ngritur ndaj N.E.I (23) dhe R.D.G (67) dhe një 17 vjeçare. Veprat penale i kanë kryer në datat 23, 24 dhe 25 të muajit të kaluar në tre qendra të ndryshme tregtare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat