Në Maqedoni do të shënohet Dita botërore e shëndetësisë

Maqedonia

Në Maqedoni do të shënohet Dita botërore e shëndetësisë

Më: 7 prill 2017 Në ora: 08:59
Ilustrim

Me rastin e Ditës botërore të shëndetit-7 Prilli, që këtë vit i kushtohet depresionit, Shoqata e mjekëve të Maqedonisë organizon tubim solemn, kurse EPSH do të vendosë pika në sheshin e Maqedonisë për informim të qytetarëve për ndihmë gjatë depresionit.

Në tubim ku do të prezantohet referat rasti me temë ‘Depresioni-ejani të bisedojmë’, siç është edhe motoja e sivjetme e OBSH-së për Ditën botërore të shëndetit. Është paralajmëruar fjalim i kryetarit të SHMM-së, doc.dr. Goran Dimitrov dhe do të ndahen mirënjohje nga SHMM, njofton AIM.

Qëllimi i fushatës ‘Depresioni-ejani të bisedojmë, është që një numër sa më i madh i njerëzve të cilët kanë simptome të depresionit, të kërkojnë ndihmë me kohë.

Sipas projektit të MSH, EPSHm prej dhjetorit 2014, në pesë klinika ka hapur qendra për depresion, të cilat punojnë nga një ditë në javë në periudhë prej orës 15:00 deri në orën 20:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat