Çejku: Kryeqyteti politik i shqiptarëve të Maqedonisë duhet të jetë Shkupi

Maqedonia

Çejku: Kryeqyteti politik i shqiptarëve të Maqedonisë duhet të jetë Shkupi

Më: 8 prill 2017 Në ora: 14:14
Arben Çejku

Ish Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup Arben Çejku, në “Studio e Hapur” ka pohuar se elitat politike në Maqedoni duhet ta kuptojnë se lufta në mes tyre duhet të jetë luftë për shtetin dhe jo luftë për pushtetin. Ai ka folur edhe për “Platformën Shqiptare”, apo më mirë thënë marrëveshjen, të cilën e ka quajtur si hap i domosdoshëm për t'i përmbledh kërkesat maksimaliste të partive politike shqiptare.

“Mendoj se menaxhimi protokollar i saj ishte edhe një justifikim për tu keqpërdor edhe në këtë situate që jemi. Pikat të cilat dalin nga kjo marrëveshje, janë të inkorporuara edhe në Marrëveshjen e Ohrit. Ne e dimë se partitë politike shqiptare patën kërkesa maksimaliste, dhe duhej një formë apo mekanizëm për ti konvertuar, dhe për të pasur një dokument të përbashkët, me qëllim që ta justifikojnë edhe atë presion nga opinionin i jashtëm i cili kërkonte një unifikim të faktorit politik shqiptar. Në hartimin e kësaj platforme, kishte diletantizëm, kishte folklorizëm, dhe Kryeqyteti politik i Shqiptarëve të Maqedonisë duhet të jetë Shkupi”, ka thënë Çejku.

Ai më tej ka shtuar se Shqipëria ka investuar më shumë se 20 vite në këto marrëdhënie të mira me Maqedoninë, dhe prandaj duhet të shmanget çdo lloj provokimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat