PSM: LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja të dialogojnë për të gjetur zgjidhje të krizës politike

Maqedonia

PSM: LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja të dialogojnë për të gjetur zgjidhje të krizës politike

Më: 12 prill 2017 Në ora: 13:13
PSM

Partia Socialiste e Maqedonisë propozon që të dy partitë më të mëdhaja politike OBRM-PDUKM dhe LSDM të bisedojnë dhe përmes dialogut, tolerancës dhe sjelljes paqësore të gjejnë zgjidhje për krizën e tanishme politike në vend.

Kjo parti kërkon që përmes mendimeve, argumenteve dhe fakteve, posaçërisht në, siç thonë, ruajtjen e unitaritetit dhe stabilitetit të shtetit, të bien në ujdi për një platformë për dajle nga kriza e tanishme.

PSM-ja shprehet e gatshme që të jetë ndërmjetësues për të përafruar të dy partitë që të dialogojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat