Maqedoni, kaloi afati për marrjen e lejes për armë

Maqedonia

Maqedoni, kaloi afati për marrjen e lejes për armë

Më: 13 prill 2017 Në ora: 22:50
Ilustrim

Ka përfunduar afati për marrjen e lejes për posedim të armës. Dy muaj ka zgjatur afati, në të cilin qytetarët kanë mundur të dorëzojnë kërkesat për leje të reja.

12 prilli ka qenë dita e fundit për aplikim që e ka paraparë Ministria për Punë të Brendshme me ligjin e ri për armë, i cili vlen nga viti 2007.

Mosrespektimi i afati për dorëzimin e kërkesës për leje të re është e dënueshme. Pronarët e armëve do të duhet të paguajnë gjoba preh 600 deri një mijë euro. Ligji parasheh edhe marrje të armës, për të cilën pronari nuk ka paraqitur kërkesë për ripërtëritjen e leje.

Sipas statistikave të policisë, në Maqedoni më shumë leje posedojnë gjuetarët, ndërsa arma që ata e posedojnë është arma më e përdorur në vend. Ndërsa kërkesat më të mëdha për leje janë nga sportisët, të cilët kërkojnë armë për ta përdorur në klubet e tyre të gjuajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat