“Të rinjtë në Maqedoni duan 1500 euro rrogë”

Maqedonia

“Të rinjtë në Maqedoni duan 1500 euro rrogë”

Më: 13 prill 2017 Në ora: 22:58
Ilustrim

Oferta e fuqisë punëtore në Maqedoni nuk korrespondon aspak me kërkesat e punëdhënësve në treg, si te kompanitë vendore ashtu edhe te ato të huaja, për shkak të mospasjes së politikave të qarta arsimore drejtë orientimit të fuqisë punëtore në relacion me nevojat reale të tregut, shkruan koha. Mirëpo, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar nuk është arsyeja e vetme që kompanitë e huaja nuk mund të gjejnë kuadër profesional me arsim të mesëm të profilizuar. Sipas kryetarit të Shoqatës së punëdhënësve në Maqedoni, Angel Dimitrov, rrogat e ulëta që ofrojnë kompanitë e huaja janë një ndër shkaqet që shumë të rinj që kanë të kryer arsimin e mesëm profesional, nuk shprehin interesim për t’u punësuar në kompanitë e huaja prezentë në Maqedoni.

Sipas drejtorit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Fatmir Bytyqi, konstatimi i kompanive të huaja nuk është asgjë e re, pasi problemi i mospasjes së fuqisë punëtorë është problem ka disa vite, i cili në parim bie ndesh me përqindjen e lartë të papunësisë që themi së në Maqedoni ekziston, kurse nga ana tjetër në konkurset për vende të lira pune nuk ka interes. Momenti i dytë, sipas tij, është se në tre vitet e fundit kemi një ikje të trurit nga Maqedonia për në vendet tjera për një të ardhme më të mirë dhe rroga disa herë më të larta se sa ofrohen në Maqedoni. Si faktorë i tretë i mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar është edhe arsimi jo cilësor në Maqedoni.

Ndryshe anketa e zhvilluar nga www. fakulteti.com në vitin 2016 më të rinjtë që kanë përfunduar shkollën e mesme profesionale nxjerr në pah të vërtetën se numër i madh i të rinjve vite me radhë ikin nga Maqedonia drejt vendeve të Evropës Perëndimore me shpresë se do të gjejnë një vend pune, ku do të paguheshin shumë më mirë se për punën e njëjtë që e bëjnë në Maqedoni.

Në pyetjen se “A është profesioni i juaj i paguar në Maqedoni”, kësaj pyetje i janë përgjigjur 3.335 anketues dhe një pjesë e mirë e tyre janë përgjigjur se nëse profesioni i tyre do të paguhej 1.500 euro, nuk do të iknin nga Maqedonia, por do të qëndronin në vendlindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat