Ja kandidatët e Lëvizjes BESA për kreun e komunave

Maqedonia

Ja kandidatët e Lëvizjes BESA për kreun e komunave

Më: 14 prill 2017 Në ora: 11:11
Lëvizja BESA

Lëvizja BESA po shqyrton mundësinë e kandidaturave për zgjedhjet lokale. Në këtë parti po qarkullojnë emra të sigurt që tanimë gjatë kohë janë të përgatitur për zgjedhjet lokale.

Sipas disa burimeve partiake të siguruara nga agjencia e lajmeve INA, duke filluar nga Likova, BESA do të kandidojë me Shaban Zendelin anëtarin e kryesisë, në Haraçinë do të synohet për një kandidat gjithpërfshirës, në Çair do të shkohet me stomatologun Bekim Sali. Në Saraj po shqyrtohen kandidaturat. Ndërsa në Tetovë e Gostivar nuk përjashtohet që të kandidojnë Bilall Kasami dhe në Gostivar Fadil Zendeli si kandidat i koalicionit “Rilindje me BESË”.

Në Strugë është mëse e sigurt dhe e betonuar kandidatura e Arben Labënishtit. Lëvizja BESA është favorite edhe në komunën e Tearcës, Vrapçishtit dhe Bogovinës, atje ku tanimë janë krijuar bastionet e kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat